AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 20:46

Aksident në Këlcyrë, përplasen dy automjete, një person i plagosur

Aksident në Këlcyrë, përplasen dy automjete, një

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:30, në aksin rrugor të quajtur “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në hyrje të qytetit të Këlcyrës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se dy automjete janë përplasur, e për pasojë ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit e mjeteve.

Mësohet se i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale D.K, 64 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit tjetër, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.