AKTUALITET, 23 Nëntor 2023, 22:45

Flamur Noka: Nuk ka kthim pas, do të krijojmë një front popullor

Flamur Noka: Nuk ka kthim pas, do të krijojmë një front popullor

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV,  se beteja e nisur në parlament nuk ka kthim pas dhe se opozita do të krijojë një front popullor.

Flamur Noka: E kemi nisur betejën në parlament dhe ajo është pa kthim, do të krijohet një front opozitar dhe javën që vjen, aleatët kanë kërkuar që të mblidhet një tryezë e partive aleate opozitare, duke përjashtuar frontin demokratik të "thertores" dhe pastaj do të vijojmë për të krijuar një front popullor.

Biem dakord të gjithë se ky është regjimi më i egër që ka patur vendi që pas diktaturës së Enver Hoxha, bile në disa aspekte ia kalon.

Të gjithë ata që kanë vjedhur paratë e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë në emër të drejtësisë së re, por kjo ka dështuar dhe është drejtësia private dhe ne po bëjmë atë që po bëjmë. E nisëm në Parlament, nga forcat politike do ta zbresim te qytetarët.

Ky është qëllimi i turit të zotit Berisha, unë dhe dy nënkryetarët e PD-së në terren, deputetët do të zbresin edhe ata në terren, aleatët po ashtu dhe do të përshkallëzohet. Ne nuk kemi kthim pas, me gjithë defektet tona.