TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se arrestimet e fundit të grupeve kriminale janë punë e mirë e SPAK-ut, por policia shqiptare është e paaftë dhe e kapur nga krimi i organizuar. Sipas tij, sot nuk ka grup kriminal që zbulohet që të mos ketë lidhje me zyrtarë të lartë të policisë.
“Shqipëria ka një problem të madh me krimin dhe ai sot është ndërkombëtarizuar.
Po, është punë e mirë e SPAK-ut, por policia shqiptare është totalisht e paaftë dhe e kapur. Po të fillosh që nga Saimir Tahiri, truprojat, drejtorët e policisë...
Ne kemi thënë dikur se puna e parë që bën krimi është pastrimi i parave, duke kapur policinë, gjykatën, politikën dhe ekonominë.
Sot nuk ka grup kriminal që zbulohet që të mos ketë lidhje me zyrtarë të lartë të policisë, nga Tahiri dhe drejtorët e tij, pastaj Bajrat, drejtori i Operacionales, prokurori i qytetit të Shkodrës dhe ja ku kemi tani drejtorin e krimit ekonomik dhe ish-nëndrejtorin e policisë.
Ne kemi një polici të paaftë, se çdo lloj zbulimi bëhet nga jashtë, nuk ka kapur asnjë grup kriminal, nuk ka nisur një hetim vetë, nuk ka arrestuar vetë dhe nuk ka bërë asgjë vetë.
Gjëja pozitive tani është se SPAK-u dhe BKH-ja po zëvendësojnë të huajt. Por si do të reformohet policia shqiptare, si do ta ndryshojmë, që drejtori i ardhshëm të mos jetë bashkëpunëtor i krimit, prokurori i ardhshëm të mos jetë bashkëpunëtor i krimit?”-tha Sejamini.