TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armand Shkullaku thotë se finalja e "Conference League" në Tiranë, ishte një provë e kaluar me sukses.
I ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Shkullaku tha se pavarësisht këtij suksesi, eventi po glorifikohet më shumë seç duhet, ndërsa shtoi se Policia e Shtetit dështoi para ndeshjes, duke iu referuar trazirave të shkaktuara nga tifozët e Romës dhe Fejnord.
"Provë e kaluar me sukses. Por, po e glorifikojmë aq shumë, sikur është bërë nami. Një ndeshje futbolli është luajtur. Nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme.
Para ndeshjes policia shqiptare dështoi. Civilë të paidentifikuar që shfaqeshin me armë zjarri në dorë, me pistoleta, më dhanë shije të keqe. Dhuna e policisë nuk më pëlqeu. Kishim pamjet e shëmtuara dhe pamjet e ndeshjes.
Ishte eveniment që na nderon për organizimin dhe mënyrën si shkoi, por këtu mbaron. Sepse një ndeshje futbolli është.
Veliaj tha pas 25-sës do të merremi me Dukën. Duke patur parasysh kërcënimet e Veliajt para vizitës së Presidentit të UEFA, e vetmja gjë që solli, është që topet e hekurit u bënë prej druri për momentin", tha Shkullaku në TPZ.