AKTUALITET, 28 Tetor 2024, 21:06

Fevziu: Nëse SPAK nuk heton çështjet e tanishme si inceneratori, nuk ka më legjitimitet!

Fevziu: Nëse SPAK nuk heton çështjet e tanishme si

Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuar sonte në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv.

I pyetur Ylli Rakipi për akuzat që SPAK-u ka ngritur ndaj klasës politike në vend, Fevziu u shpreh se nëse ai nuk u jep përgjigje  çështjeve të rëndësishme si inceneratorët, legjitimiteti i SPAK bie. 

“Ne nisemi nga emrat, a do të arrestohet filani? Por gjërat nisen nga çështjet. Ne kemi inceneratorët, është çështja më e dukshme. Por ka një çështje me impakt të jashtëzakonshëm. Problemi është nuk ka fajtorë për momentin.

Marrim edhe çështje të tjera.

Ne do ta gjykojmë SPAK-un kur të shohim çfarë veprimesh do të ndërmarrë ndaj çështjeve të mëdha të sotme. Ke klasë politike në pushtet prej 11 vitesh që ka akuza të mëdha.

Nuk fillohet nga çështjet e vjetra.

Ne kemi çështje të rëndësishme, pa dhënë përgjigje nuk të them dot. Nëse nuk u jep përgjigje këtyre çështjeve, legjitimiteti i SPAK është joekzistent.

Janë një sërë çështjesh, që edhe shtypi i ka nxjerrë. Mora inceneratorët”-tha Fevziu.