AKTUALITET, 17 Qershor 2022, 14:14

Festivali i Eurovision nuk do të zhvillohet në Ukrainë. Organizatorët negociata me Britaninë

Festivali i Eurovision nuk do të zhvillohet në Ukrainë.
Londër, MB

Festivali i Eurovision nuk do të mbahet në Ukrainë në vitin 2023, për shkak të luftës që vijon në këtë vend. 

Festivalin e këtij viti e fitoi Ukraina me Kalush Orchestra, por organizatorët sqarojnë se situata në këtë vend e bën të pamundur mbajtjen e Eurovision. 

Organizatorët sqarojnë se janë në bisedime me BBC, që ky festival të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, duke qenë vendi që u rendit i dyti në edicionin e mbajtur në Torino të Italisë. 

Qeveria britanike e ka mirëpritur mundësinë e zhvillimit të këtij festivali në MB, nëse Ukraina nuk do të mundet, duke u zotuar që festivali të reflektojë "kulturën e pasur, trashëgiminë dhe kreativitetin e Ukrainës". 

BBC pritet të marrë një vendim pas këtij propozimi. 

Hera e fundit kur ky festival u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar ishte në vitin 1998, pas fitores së Katrina and the Waves.