TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe në Korçë është festuar 111-vjetori i shpalljes së pavarësisë. Me ceremoni zyrtare, për këtë rast pranë luftëtarit kombëtar është bërë dhe ngritja e flamurit e me pas janë vendosur kurora e buqeta me lule nga grupi i deputetëve, i institucioneve lokale si dhe komunitetet fetare, organizata të veteranëve dhe forcat politike lokale.
Më tej në katedralen “Ringjallja e Krishtit” mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij ka mbajtur meshën e bekimit të flamurit, meshë e cila është mbajtur për herë të parë në vitin 1912 kur imzot Fan Noli ka bekuar flamurin e shpalljes së pavarësisë.
Në meshën e bekimit të flamurit Hirësia e Tij mes të tjerave tha se dashuria për kombin duhet të jetë me vepra dhe jo me fjalë. Nga ana e bashkisë së Korçës edhe më datën 29 Nëntor është parashikuar një koncert festiv nga ana e korit “Lira”.