AKTUALITET, 14 Gusht 2022, 21:28

Festa e Birrës, pritet koncert madhështor në Korçë (detajet)

Festa e Birrës, pritet koncert madhështor në Korçë

17-21 gusht te gjithe do te jene ne Korce. Eshte Festa e Birres, festa qe kulmon veren dhe qe vjen madheshtore ne edicionin e saj te 16-te ne qytetin e Korces.

Per here te pare ne Shqiperi, te shtune, 20 gusht, do te jete ne nje koncert madheshtor ne Korce, ne skenen e festes se birres kengetari grek Kostantinos Argiros, nje nga emrat me te njohur ne Greqi.

Emrat me te njohur te muzikes shqiptare Aurela Gace, Eranda Libohova, Eugent Bushpepa, Capital T, West Side Family etj do te jene pjese e 5 koncerteve madheshtore qe do te mbahen ne skenen e festes prane Terminalit te Autobuseve.

Per here te pare ne Festen e Birres kete vit mijera vizitore nga brenda e jashte Shqiperise do te kene mundesine te rezervojne vendin e tyre ne feste ne nje zone te dedikuar pozicionuar perballe skenes me sherbim te vecante.

Per te gjithe ata qe nuk duan te rezervojne nje tavoline paraprakisht, hyrja do te jete e lire ne hapesirat e tjera me tavolina ne feste.

Ka filluar tashme shitja e biletave te koncertit te kengetarit grek Kostantinos Argiros ne cdo pike easypay kudo ne Shqiperi ose on line ne faqen zyrtare te festes www.festaebirres.com

Te gjitha koncertet e tjera jane falas.