AKTUALITET, 9 Qershor 2023, 21:45

Gjergj Luca thumbon Sali Berishën: Që kur isha unë fëmijë, na thoshin ju jeni e ardhmja. Sot unë jam 59 vjeç, ata thonë se janë e ardhmja (VIDEO)

Gjergj Luca, biznesmeni i njohur i peshkut, ka ironizuar kastën e vjetër politike që po vdes në pushtet dhe thotë prej 30 vitesh se është ende e ardhmja. 

Gjergj Luca thumbon Sali Berishën: Që kur isha unë

Duke pozuar bashkë me disa fëmijë të një shkolle fshati në Elbasan, Luca shprehet:

"Nuk kanë faj sepse kur unë isha i ri, ata më thoshin "ti je e ardhmja". Këtë vit unë bëhem 59 vjeç dhe përsëri ata të njëjtët, u thonë fëmijëve "ju jeni e ardhmja"...
Rini merr fatet në dorë dhe mos ua ler të ardhmen "pleqve të politikës"!

Nuk është e vështirë të kuptohet se Luca e ka me Berishën, që edhe pse në moshën 78-vjeçare, është i vendosur të mos tërhiqet nga politika.