AKTUALITET, 28 Mars 2024, 12:02

Çështja e vulës së PD në Gjykatën e Apelit, Sefa: Partia Demokratike do të pranojë çdo vendim të dhënë nga Gjykata

Çështja e vulës së PD në Gjykatën e Apelit,

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, ka depozituar në Gjykatën e Apelit një kërkesë për nxitjen e shqyrtimit të çështjes që lidhet me vulën e kësaj partie.

Në një komunikim për mediat, Sefa u shpreh se PD do të pranojë çdo vendim të dhënë nga Gjykata e Apelit, lidhur me vulën e Partisë.

“Në emër të PD, po bëj publik qëndrimin tonë, do të pranojmë çdo vendimmarrje të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, tha ai.