AKTUALITET, 23 Maj 2022, 13:00

'Çështja e detit në Hagë'/ Nikos Dendias: Duhet të shkëputemi nga ligji i luftës

'Çështja e detit në Hagë'/ Nikos Dendias: Duhet

Tirana zyrtare dhe Athina kanë vendosur që çështjen e delimitetit të hapësirës detare ta çojnë në Hagë.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në një konferencë të përbashkët me homologen shqiptare, Olta Xhaçka u shpreh se kanë marrë vendimin që këtë çështje të përcjellin në Hagë.

Diplomati i lartë grek u shpreh se të gjitha diferencat mes dy vendeve, kryesisht për çështjen e detit do të zgjidhen në gjykatën ndërkombëtare.

Po ashtu, ai u shpreh se duhet të shkëputen nga ligji i luftës, që Greqi ka me Shqipërinë.

“Kryeministrit Edi Rama do t’i përcjell edhe përshëndetjet e kryeministrit grek. Unë kam gëzim që jam këtu dhe të njoftoj së bashku me kryeministrin Rama vendimin tonë për përcjelljen e çështjes së delimitetit të hapësirave detare në Hagë. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të veçantë.

Të dyja vendit dëshirojnë që të zgjidhim diferenca tona, kryesisht atë të detit. Mendoj se përtej rëndësisë që ka për vendet tona dërgon edhe një mesazh të rëndësishëm se kjo është mënyrë e saktë për të zgjidhur divergjencat tona.

Ne duhet të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në gjykatën e Hagës.

Marrëdhëniet tona janë zhvilluar mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është diçka që ne duhet të shkëputemi. Abrogimi i ligjit duhet të mbyllet sa më shpejt. Ne duhet të diskutojmë mbi çështjet praktike”, tha Dendias.

E të njëjtit mendim ishte edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila u shpreh se kanë vullnetin për të gjetur kompromis në një palë të tretë, siç është ajo e gjykatës ndërkombetare të Drejtësisë.

“Një tjetër çështje e diskutuar është edhe ajo e delimitimit të zonave detare, e cila paraqet interes të veçantë për dy vendet tona se lidhet me ushtrimin e sovranitetit territorial  dhe të drejtat sovrane në hapësirat detare respektive.

Rikonfirmuam dhe një herë vullnetin tonë për kërkimin e një kompromisi për të referuar çështjen te një palë e tretë gjyqësore siç është gjykatë ndërkombëtare e Drejtësisë.

Ne besojmë e shpresojmë që konstruktiviteti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështire sa ajo e hapësirave  detare mund të shërbejë dhe si një shembull i qasjes konstruktive me të cilën vendet tona mike mund të nisin diskutimet dhe për çështje të tjera sado të vështira që kemi trashëguar nga historia e periudha tragjike e luftës botërore si nevoja abrogimi për ligjin e luftës e çështje për të drejtat e pronësisë” – tha Xhaçka.