AKTUALITET, 23 Maj 2022, 12:20

Berisha e akuzoi për bashkëshortin dhe vëllain, Spiropali: I njoh sa e kanë rrogën, jo si ti që nuk njihje baxhanakun!

Berisha e akuzoi për bashkëshortin dhe vëllain, Spiropali: I njoh
Berisha dhe Spiropali në Kuvend

Pas akuzave të Berishës për korrupsion të bashkëshortit dhe vëllait të Elisa Spiropalit, ka reaguar sërish ministrja e Shtetit.

“Djali i tij (I Berishës) financon portale që nxjerrin këto lajme. 

Vjen e lexon këtu si fakt. Unë e njoh kush është vëllai im, sa e ka rrogën, ku punon, ku jeton.

E njoh bashkëshortin tim, si jeton, ku punon. Njoh kunatën time. Nuk jam nga ata që nuk njohin baxhanakët. Unë mbaj përgjegjësi për të gjithë ata.

Një cent të qytetarëve nuk e kanë përfituar njerëzit e mi. Ç’mund të thuash për të tutë Sali? Jam kaq serbes.

Nuk kam për tu intimiduar. I bëj thirrje institucioneve të shohin me rradhë familjarët e tu dhe ty sepse historia të del ndryshe”, tha Spiropali.

Berisha e akuzoi për bashkëshortin dhe vëllain, Spiropali: I njoh

Akuza e Berishës:

"Ndrikull Spiropali është titulli i një postimi, pas çdo fjale ka një vjedhje. Ndrikull 5 milionëshja është favoze me bashkëshortin e saj, Salarjonin, e cila ia jepte tenderat vëllait të saj që të shtoheshin milionat.

Zonja që u pasurua aq shumë në dogana saqë kudo ta prekësh para nxjerr, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e KESH. Edhe aty përsëri Salarjoni, pra në qoftë se ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njeri tjetrin me para publike janë Spiropali- Toto.

Yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe ditën për diell si kjo. Do të ta them edhe tenderin."