AKTUALITET, 20 Janar 2024, 16:59

Reshje bore në Shkodër/ Policia: Kemi rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale, kujdes lëvizjet!

Reshje bore në Shkodër/ Policia: Kemi rritur prezencën në

Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq me reshje dëbore.
 
Raportohet se deri në këto momente nuk ka akse rrugore të bllokuara në qarkun e Shkodrës,
 
“????Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës ????
 
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që: ⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore ???????? të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore???? të ndjekin udhëzimet e shërbimeve tona te Policisë Rrugore????????????♂️
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.”, thuhet në njoftimin e policisë.