AKTUALITET, 20 Janar 2024, 20:44

U bllokua nga dëbora, rihapet aksi Bogë-Theth, ARRSH apel drejtuesve të automjeteve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë!

U bllokua nga dëbora, rihapet aksi Bogë-Theth, ARRSH apel drejtuesve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është rihapur aksi Bogë-Theth, si dhe intensiteti i reshjeve të dëborës ka rënë, por mjetet borëpastruese po vijojnë punën për pastrimin e rrugës.

Sakaq, ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftimi i ARRSH

Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave

Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.