AKTUALITET, 25 Nëntor 2021, 22:15

Energjia/ Ylli Rakipi: Afera e KESH me shkëmbimin e energjisë, ndodhi në mes të krizës! Rama: Të hetohet!

Energjia/ Ylli Rakipi: Afera e KESH me shkëmbimin e energjisë, ndodhi

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u fol edhe për krizën e energjisë. 

Gazetari Ylli Rakipi e pyeti kryeministrin, lidhur me një rast flagrant, ku KESH ka shkëmbyer energji me një kompani private, duke humbur para dhe duke dëmtuar interesat e shqiptarëve. 

Rama nuk dha një përgjigje konkrete për rastin, por tha se nëse ka abuzime të hetohet nga organet përgjegjëse. 

Ylli Rakipi: KESH ka shkëmbyer energji me Noa Trade Energy, duke ia dhënë ditën kur ka patur vlerë më të lartë dhe e ka marrë mbrapsht natën kur vlente më pak. Është shkëmbim ku ne humbasim para. 

Edi Rama: Procedurat e shkëmbimeve të energjisë, të blerjeve dhe shitjeve, janë procedura që duhen analizuar, sepse nuk shihen me sy të parë. Por, ajo që di të them është se kemi bërë përpjekje prej disa vitesh dhe jemi bllokuar nga Sekretariati i Energjisë në Bruksel për të bërë një model tjetër, për t’i vendosur nën një ombrellë, gjeneruesin dhe shpërndarësin. Sot që flasim janë dy entitete, që nuk kanë një sinegji me njëri tjetrin dhe rezulton pastaj në kosto për vendin. Në mënyrë brutale jemi penguar, liberalizimi, etj.

Ylli Rakipi: A duhen hetuar këto? Duket një aferë e pistë! 

Edi Rama: Patjetër ata që e kanë ta hetojnë.