TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andi Bushati i ftuar në emisionin "Shock" në Euronews Albania, ka deklaruar se nuk e kanë ftuar në Top Channel kur do të shfaqet Lulzim Basha, sepse ky i fundit nuk pranon kritikë në emision.
Gazetarja: Ju do të jeni aty sot? (në emision)
Andi Bushati: Jo nuk jam dhe mendoj se ka qenë zgjedhje e Bashës për të mos pranuar njerëz kritikë.
Mbrëmjen e sotme do të ketë një "përballje" në TV. Kryeministri Edi Rama do të jetë në 20:45 në emisionin "Të Paekspozuarit" përballë gazetarëve Ylli Rakipi, Armand Shkullaku dhe Andi Tela. Emisioni transmetohet në MCN TV, TPZ.al dhe rrjetet sociale.
Ndërsa kreu i opozitës do të shfaqet në Open përballë Robert Rakipllarit dhe Enton Abilekaj. Edhe pse Bushati është analist i këtij emisioni, siç deklaron edhe vetë, është lënë jashtë.