AKTUALITET, 21 Shtator 2024, 20:34

Emri/ Zgjerohet 'harta' e PD: Demokratët e diasporës zgjedhin kryetarin e degës në Forli të Italisë

Emri/ Zgjerohet 'harta' e PD: Demokratët e diasporës

Demokratët e diasporës në Forli të Italisë kanë zgjedhur kryetarin e ri të kësaj dege, pas regjistrimit të anëtarësisë gjatë ditës së sotme.

Pas përfundimit të votimit në anëtar një votë, fitues është shpallur Gëzim Brunga me rreth 90% të votave.

Në garë për kreun e PD Forli në Emiglia Romagnia në Itali ishin Brunilda Dakoli, Aleks Bega dhe Gëzim Brunga.

Gjatë procesit të votimit të pranishëm nga PDSH ishte kryetarja e LDG, Albana Vokshi, si dhe deputetja e Forca Italia, Rosaria Tassinari.