AKTUALITET, 21 Shtator 2024, 16:48

“Bashkimi i demokratëve rrit peshën dhe fuqinë elektorale”, Noka: Protesta deri në krijimin e një qeverie teknike

“Bashkimi i demokratëve rrit peshën dhe fuqinë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë copëza nga takimi që ka zhvilluar në Peshkopi.

Noka shkruan se ka qenë i shoqëruar nga kolegu dhe kryetari i qarkut, Xhelal Mziu ai shkruan se së bashku do të mund të rrisin peshën dhe fuqinë elektorale.

"Në Peshkopi së bashku me kryetarin e qarkut, kolegun Xhelal Mziu. Bashkimi i demokratëve rrit peshën dhe fuqinë elektorale në bazë. Mënyra e përbashkët dhe e vetme për të fituar kundër regjimit kriminal të Ramës. Thirrje për vazhdimin e #protestave nga #demokratët deri në rrëzimin e synuar të një qeverie teknike", shkruan Noka.