AKTUALITET, 16 Shtator 2024, 12:41

Emri/ Nis aplikimi për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ja kush është aplikanti i parë

Emri/ Nis aplikimi për Drejtor të Përgjithshëm të

Dy ditë para përfundimit të afatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i pari që ka aplikuar për këtë pozicion është Shemsi Prençi.

Mesohet se Prençi ka nisur me postë aplikimin.

Rreth 1 javë më parë, Ministria e Brendshme ka çelur procesin e aplikimeve për kreun e Policisë së Shtetit, ndërsa Muhamet Rrumbullaku dha dorëheqjen nga ky pozicion dy vite pasi mori detyrën.

Përkohësisht Policia e Shtetit po drejtohet nga Sokol Bizhga.