AKTUALITET, 17 Shtator 2024, 20:45

Emri/ Aksident i rëndë në Dibër, 16-vjeçari përplas me makinë një fëmijë të mitur dhe largohet nga vendngjarje

Emri/ Aksident i rëndë në Dibër, 16-vjeçari

Policia e Dibrës ka vënë në pranga autorin e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme, rreth orës 18: 00, pasi përplasi një të mitur.

Sipas policisë, autori një 16- vjeçar me inicialet A.K., pas përplasjes së të miturit është larguar ngë vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Përplasi me automjet një fëmijë të mitur,  dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe shoqërohet në Komisariat drejtuesi i automjetit.    

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur  rreth orës 18.00,  në lagjen Kamen, ku u përplas një fëmijë i mitur, shërbimet e Policisë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit A.K., 16 vjeç.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.