AKTUALITET, 14 Maj 2022, 13:05

Apeli i GJKKO lë në burg ish deputetin socialist Alqi Bllako

Apeli i GJKKO lë në burg ish deputetin socialist Alqi Bllako

Përfundon seanca për Alqi Bllakon në gjykatën e Posaçme të Apelit.

Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në burg të ish deputetit socialist Alqi Bllako.

Ish-deputeti i PS do të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve.

Ish-deputeti Bllako ankimoi në Apel masën e sigurisë.


Sipas shortit, kjo çështje u shqyrtua nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.