TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në fshatin Valas të Elbasanit është shfaqur një vatër zjarri rreth orës 11:30, e cila më pas ka marrë përmasa më të mëdha.
Raportohet se situata është kthyer në problematike, pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqje të konsiderueshme me ferra e shkurre si edhe disa hektarë me ullishte të reja dhe masive me drurë frutorë.
Në vendngjarje kanë shkuar dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrëfikës të Elbasanit dhe Cerrikut, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet që zjarrvënia të ketë qenë e qëllimshme.