TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Opozita ka humbur thellë zgjedhjet në Himarë, por pretendon se rezultati është i manipuluar.
Pretendimi kryesor lidhet me faktin se votuesit me karta identiteti të skaduara nuk u lejuan të votojnë, siç në fakt e parashikon ligji, por opozita pretendon se një përjashtim duhet të ishte bërë si në zgjedhjet e kaluara, kur pati një VKM për të adresuar këtë çështje.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, thotë se zgjedhjet e Himarës treguan se me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk mund të ketë zgjdhjet ë lira, ndaj duhet qeveri teknike. Por, është e paqartë se pse Edi Rama do të bjerë dakord për këtë qeveri teknike, sepse opozita nuk ka asnjë mekanizëm për ta detyruar të ndërmarrë këtë hap, më pak se një vit nga zgjedhjet parlamentare.
"E mbajti të rrethuar për një vit Himarën. E mbajti nën terror për një vit Himarën. Hordhitë e pushtetit i lëshoi mbi të duke bërë shantazh çdo të punësuari e çdo biznesi , duke kërcënuar çdonjërin dhe blerë 500 Euro votën. Vetë në krye të ministrave shpërndau tapi e sekserët qeveritarë premtonin leje e zhvillim pronash.
Nxori analistë e banalistë që të nxisnin urrejtje. Hoqi 6157 himariotë nga listat e votuesve duke ju mohuar të drejtën e votës. Shtoi 310 rilindas në listat e votimit. Masakër mbi zgjedhjet vetëm të mos e lëshojë Himarën në duart e qytetarëve. Nuk i duhej Himara. I duheshin se s’bën tokat e saj dhe bregu i saj. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Që të bëhen zgjedhje në këtë vend, është emergjencë qeveria teknike", shkruan Noka.