AKTUALITET, 18 Shkurt 2025, 14:41

Eksportet i kthehen rritjes/ Ekspertja e ekonomisë: Ndikim kryesor kanë dhënë lëndët djegëse dhe mineralet

Eksportet i kthehen rritjes/ Ekspertja e ekonomisë: Ndikim kryesor

Shqipëria ka shtuar volumin e tregtisë në tregjet ndërkombëtare. Viti 2025 ka nisur me një rimëkëmbje të fortë të nivelit të eksporteve  duke ndryshuar trendin e vitit të kaluar dhe efektet e dobësimit të euros. Sipas Instat në janar të 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u rritur me  21,7 %, në krahasim me Dhjetor 2024.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj tha se ndikim kryesor në rritjen e ekspertëve kanë patur lëndët djegëse dhe mineralet. Ajo theksoi se krijimi i një tregu uni në rajon do të ndihmonte ekonomitë respektive, pasi do të shkurtonte barrierat tregtare dhe kjo do sillte rritjen e shkëmbimeve tregtare.

 “Ndikimin kryesor e kanë dhënë lëndët djegëse dhe mineralet. Realizmi i një tregu unik rajonal ndodhin, sepse rriten volumet”, tha ajo. Ajo theksoi se autoritete duhet të hartojnë politikë, të cilat nxisin prodhimin vendas dhe shtojnë kapacitet eksportuese.

 “Nëse kemi mungesa prodhimi, do të thotë se kemi rritje të importeve. Dhe rritja e importeve do na marrë paratë që na ka sjellë turizmin. Duhet të forcohen eksportet e produkteve bujqësore. Duhet gërshetimi i politikave publike dhe biznesit, me qëllim të rritet prodhimi i produktit vendas, të gjendet tregu për shitjen. Kjo do na ndihmonte që fermeri të mos e shikojë zgjidhjen te emigrimi dhe largimi, por të jetojë dhe punojë tokën”, tha ajo. Ajo theksoi se rritja e eksporteve ndikohet nga dy faktorë kryesorë, që janë cilësia dhe çmimi.