TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena, për ndryshim të masës së sigurisë.
Avokatit i është caktuar masa e sigurisë arrest në burg për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike.
Lena ra në pranga pasi sipas SPAK, në këmbim të pesë mijë eurove, premtoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj shtetasit Bledar Koçizi, i cili ishte arrestuar për trafikim të emigrantëve.
Gjithashtu Apeli i GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesat e Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici, Artiana Kozici, Dritan Tabaku, Dajana Kodra (Ninga), të akuzuar për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallëzim krimi”.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare) vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 27.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa ka disponuar për të pandehurit A.L., N.H., N.J., B.K., A.K. dhe D.T.”, thuhet ënë njoftimin e Apelit të GJKKO.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, SPAK, të pandehurit Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në formë aktive kanë dhënë përfitim të parregullt prej 5000 euro, me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë dhe lehtësimin e pozitës proceduriale të të pandehurit Blerand Kozici, i cili po hetohej nën efektin e masës së sigurimit “arrest në burg“, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve.
Ndërsa avokatët Arben Lena dhe Dajana Kodra Ninga, u akuzuan se kishin marrë ryshfetin, duke premtuar se do të ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, për të favorizuar pozitën e Kozicit.
NJOFTIMI
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 18.02.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen penale të regjistruar me nr. 60/4 akti, datë 30.10.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimet e ankuesve/të pandehurve N.H., D.K., N.J., A.L., B.K. A.K., kundër vendimit nr. 41, datë 27.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 27.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa ka disponuar për të pandehurit A.L., N.H., N.J., B.K., A.K. dhe D.T.
Mospranimin e ankimit të paraqitur nga e pandehura D.K. (N.) ndaj vendimit nr. 41, datë 27.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Shpenzimet procedurale për gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht.