AKTUALITET, 18 Shkurt 2025, 11:42

Qëlloi të dashurën dhe më pas vrau veten, detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër

Qëlloi të dashurën dhe më pas vrau veten, detaje nga ngjarja

Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Shkodër ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi të dashurën e tij, Anila Prendushi dhe më pas vrau veten. 

Kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë parë dy të rinjtë brenda makinës tip Volkswagen në lagjen “Mark Lula” dhe njoftuan policinë.

Vajza është dërguar me ambulancë në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i dashuri i saj ka ndërruar jetë në makinë.

Sipas të dhënave paraprake, i riu ka qëlluar të dashurën me plumb në kokë, ndërsa arma e dyshuar e krimit është gjetur në mjet.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Dyshohet se fillimisht ka pasur konflikt mes djalit dhe vajzës brenda makinës, e më pas janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.


Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.