TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Shkup, ka dhënë një mesazh të shkurtër në hyrje të takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE dhe SHBA.
Ai theksoi se kjo është një mundësi shumë e mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku. Sipas kryeministrit, një bashkëpunim rajonal do të thotë një e ardhme më e mirë për të gjitha vendet.
Shefi i qeverisë, përsëriti thirrjen që nevojat e qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të parat duke shtuar se “historitë e ndasive” duhet të lihen për më vonë.
“Ky është një takim i rëndësishëm pasi jemi këtu liderët e Ballkanit së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Europian për hapat e mëdha që duhet të ndërmarrim për t’u bashkuar dhe afruar sa më shumë me Bashkimin Europian. Është një plan për zhvillimin dhe integrimin në tregun evropian dhe kjo deri më sot ka qenë e pamundur për ne, dhe e mundur vetëm për vendet që janë pjesë e BE-së. Ky është një ndryshim i rëndësishëm dhe është një mundësi që nuk duhet ta humbim dhe është e rëndësishme që sot jemi këtu për të punuar të gjithë së bashku.
Ne duhet të kemi prioritet nevojat e qytetarët në fillim dhe ta lëmë historinë tonë për më pas. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë në kohë që në muajt e ardhshëm të përcaktojmë se si do të duken vendet tona në fund të kësaj dekade”, ka thënë Rama në një fjalim të shkurtër të mbajtur para takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup.