AKTUALITET, 22 Janar 2024, 08:51

Shkëmbi rrëshqet nga mali dhe bie mbi banesë, bllokohet brenda 25-vjeçari pasi masivi i zë këmbët  

Shkëmbi rrëshqet nga mali dhe bie mbi banesë, bllokohet brenda

Në Përmet, në fshatin Çarçovë, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi banesën e një 25-vjeçari.

Policia bën me dije se i riu ka mbetur i bllokuar brenda shtëpisë, pasi masivi i ka zënë gjymtyrët e poshtme, duke ia bërë të pamundur lëvizjen.

Mësohet se policia zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Përmet/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.

Shkëmbi rrëshqet nga mali dhe bie mbi banesë, bllokohet brenda

Shkëmbi rrëshqet nga mali dhe bie mbi banesë, bllokohet brenda

Shkëmbi rrëshqet nga mali dhe bie mbi banesë, bllokohet brenda