AKTUALITET, 22 Janar 2024, 09:34

ARRSH: Reshjet kanë pushuar në të gjithë vendin, qarkullimi po kryhet pa probleme

ARRSH: Reshjet kanë pushuar në të gjithë vendin, qarkullimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar për mes një postimi ka bërë me dije se pas pushimit të reshjeve të dëborës qarkullimi në të gjithë akset nacionale po kryhet pa probleme.

ARRSH njoftoi se gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperaturat kanë qenë të ulëta.

“Reshjet kanë pushuar në të gjithë vendin. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperaturat kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale”, thuhet në njoftim.