AKTUALITET, 26 Dhjetor 2025, 12:47

E rëndë/ Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

E rëndë/ Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me

Një ngjarje e rënde ka ndodhur ne Koplik te Shkodres diten e sotme!

“Informacion paraprak/Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.