AKTUALITET, 26 Dhjetor 2025, 11:47

'Balluku'/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje të Këshillit të Mandateve, PD: Na u mbyll dera e sallës së Kuvendit

'Balluku'/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje

Sot paradite, pesë anëtarë të opozitës në Këshillin e Mandateve thirrën një mbledhje të Këshillit në orën 11:00. 

Megjithatë, mbledhja nuk u zhvillua, pasi dera e sallës ishte e mbyllur dhe deputetët nuk mundën të hynin për të ushtruar detyrat e tyre.

Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje të zhvillimit normal të punimeve të Këshillit të Mandateve. 

Sipas PD, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes së Këshillit. 

Oerd Bylykbashi shprehet se ‘ bëmë këtë kërkesë, por kryetari refuzon të thërrasë pjesën tjetër e anëtarëve duke bllokuar një proces të rëndësishëm kushtetuese.

Ne presim këtu që Kuvendi të na vërë kushtet që kjo mbledhje të jetë funksionale, por ja ku jemi, kryetari i Kuvendit e ka bllokuar, dera është e mbyllur’. 

'Balluku'/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje