AKTUALITET, 17 Qershor 2022, 18:04

E rëndë në Tiranë/ 47-vjeçarja hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë në spital

E rëndë në Tiranë/ 47-vjeçarja hidhet nga kati i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë.

Një 47-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një pallati të banuar në rrugën “Marubi” në kryeqytet.

Shtetasja me iniciale S.Z. është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.06.2022, në Laprakë, në rrugën “Marubi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një objekti të pabanuar, shtetasja S. Z., 47 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.