AKTUALITET, 27 Qershor 2026, 12:09

E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën pasi goditet nga rrufeja në mal

E rëndë në Përmet, 68-vjeçari humb jetën pasi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Përmetit, ku një 68-vjeçar nga Ballabani ka humbur jetën ndërsa ndodhej në mal.

Viktima është identifikuar si Syrja Karati, i cili dyshohet se është goditur nga shkarkesë elektrike gjatë kohës që ndodhej në malin Trebeshinë, në vendin e quajtur Zaçe Be.

Sipas të dhënave paraprake, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes nga rrufeja.