TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banjat e Bënjës në Përmet mirëpritën mbrëmjen e djeshme festivalin “The Last Adventure”, një aktivitet që ndërthur bukurinë e natyrës me sportin, muzikën dhe argëtimin.
“The Last Adventure”, një aktivitet dyditor që po mbledh qindra vizitorë dhe adhurues të natyrës e muzikës, zhvillohet përgjatë kësaj fundjave (26 dhe 27 qershor), duke sjellë një ndërthurje unike të turizmit kurativ, sporteve të aventurës dhe trashëgimisë lokale.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot momente nga energjia e kësaj feste që ndezi këtë oaz natyre e turizmi.
“Deri dje ankoheshim, me të drejtë, se s’kishe ku të ecje e as ku të uleshe. Sot festa vazhdon, prandaj ejani në Bënjë dhe ejani në Përmet çdo fundjavë, sepse çdo fundjavë do t’ju lindë dëshira të ktheheni sërish”, u shpreh Rama.
Ky organizim synon promovimin e mbrojtjes së mjedisit dhe fuqizimin e turizmit të qëndrueshëm në një prej perlave natyrore të Shqipërisë së jugut.