AKTUALITET, 24 Dhjetor 2022, 11:11

“Dyshohet se u porosit nga persona të tjerë”/ Dalin në gjyq dy autorët e dhunës ndaj drejtorit të OSHEE-së, ja çfarë u vendos për ta

“Dyshohet se u porosit nga persona të tjerë”/ Dalin

Gjykata e Lezhës la në burg pa afat, dy personat e arrestuar të akuzuar për plagosjen e drejtorit të OSHEE, Edmir Perndreca.

Sebastjan Malotaj dhe Leonard Pepa akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe goditje per shkak te detyres.

Dy te akuzuarit nuk e kane pranuar autoresine e ngjarjes.

Korespondenti i Panorama bën me dije se referuar provave te paraqitura nga prokurori Sabri Kastriti, gjyqtari Ilir Perdeda e cilesoi te ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi që të vendosë arrestin me burg.

Ka dyshime të forta se mund të jenë porositur nga persona të tjerë për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë. Identifikimi i autoreve të dyshuar të ngjarjes u bë falë metodave speciale të hetimit, përmes përgjimeve ambientale dhe fokusimit të automjetit që kanë përdorur ditën e ngjarjes, ndërsa hetimet po drejtohen nga Prokurori Sabri Kastriti.

Drejtori i Njesisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca, u dhunua mbrëmjen e 30 nëntorit në rrugën LezhëShënkoll. 43-vjeçari po lëvizte me makinën e OSHEE, teksa u godit nga pas qëllimisht nga një automjet tjetër pasi ishte ndjekur.

Pas goditjes, 2 shoferët si dhe 2 pasagjerët e automjetit tjetër janë konfliktuar, të cilët e kanë dhunuar fizikisht drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krahë dhe këmbë.

Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi pas kontrolleve të shtuara për vjedhje dhe mospagim të energjisë elektrike ku u ndëshkuan disa abonentë përfshirë dhe biznese.

“Në aksin rrugor ShënkollëLezhë, automjeti i OSHEEsë që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.

Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po merr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme”, sqaronte policia.