TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar në qytetin e Dibrës.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar.
Ky i fundit e ka shtyrë policin Gentian Meda dhe kolegun e tij Bilal Gjapi, duke i rrëzuar poshtë. Ndërkohë, vetë i kërkuari është hedhur nga kati i dytë për t'u arratisur. Raportohet se i kërkuari nuk ka pësuar dëme.
Gjatë ndërhyrjes, efektivi i “Shqiponjave”, Gentjan Meda, 40 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi e megjithatë, nuk përjashtohet as pista që ai mund të jetë plagosur me armë zjarri.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë dëgjuar edhe krisma armësh, por rrethanat e sakta mbeten ende për t’u sqaruar nga hetimet zyrtare.
Efektivi i plagosur fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopi, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.
