AKTUALITET, 3 Mars 2026, 18:47

Deputeti i PS debat me Ina Zhupën te Komisioni i Diasporës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës!

Deputeti i PS debat me Ina Zhupën te Komisioni i Diasporës: Lini

Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u shënua një tjetër debat opozitë- mazhorancë, këtë herë mes deputetit të Partisë Socialiste, Arkend Balla, dhe kryetares së komisionit nga Partia Demokratike, Ina Zhupa.

Balla mbajti qëndrim të qartë mbi protestat e opozitës, duke theksuar se aktet e dhunës, si përdorimi i molotovëve dhe djegia e bizneseve private, janë të papranueshme dhe përbëjnë dhunë të pastër.

Ai shtoi se “Si mazhorancë, PS vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj reformave të vazhdueshme, forcimit të shtetit të së drejtës dhe avancimit të procesit të integrimit europian.”.

Balla kërkoi gjithashtu miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe rikthimin në rendin e ditës, duke nënvizuar rëndësinë e normalitetit institucional dhe vijimit të punës së përditshme.

Debati ndërmjet përfaqësuesve të dy partive tregon tensionin politik në rritje, brenda dhe jashtë parlamentit, që ka përfshirë të dy kampet politike.