AKTUALITET, 17 Janar 2024, 17:21

Dumani paraqet punën e SPAK para ambasadorëve të vendeve të BE. Ambasada Gjermane: E përgëzojmë për arritjet

Dumani paraqet punën e SPAK para ambasadorëve të vendeve të

Kreu i SPAK, Altin Dumani u takua këtë të mërkurë me ambasadorët e BE-së për të prezantuar punën e institucionit që drejton.

Në një njoftim, ambasada gjermane shkruan se mbështet punën e Altin Dumanit.

“Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Europe House. SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi  dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim më tej punën e tij”, thuhet në njoftim.