AKTUALITET, 10 Janar 2024, 19:35

“Na presin ditë më të vështira”, epidemiologu thirrje qytetarëve: Mos e nënvlerësoni këtë grip!

“Na presin ditë më të vështira”, epidemiologu

Rastet me grip dhe viroza të stinës janë shtuar ndjeshëm në këtë fillim vitin në vendin tonë, ndërsa mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar.

Epidemiologu Dritan Ulqinaku tha në një intervistë për Euronews se nuk duhen neglizhuar simptomat e gripit që po qarkullon në vend, i cili siç theksoi është duke u bashkuar me rastet me COVID e bën edhe më të vështirë situatën.

“Problematika  e këtij viti është miksimi, një bashkëshoqërim i çuditshëm i gripi dhe COVID. Duhet të jemi të kujdesshëm si me COVID dhe me gripin; të ruajmë distancën, të përdorim maskën në ambiente të mbipopulluara dhe duhet të themi që vdekshmëria në Evropën Lindore ku ka një shtim të infeksioneve virale po vijnë duke u rritur. Ndaj e theksova se ditë të këqija do të vijnë sa i përket situatës epidemiologjike nga gripi. Nuk përjashtohet që në ditët në vijim të dalim me udhëzime të reja”, tha mjeku.