AKTUALITET, 10 Janar 2024, 20:58

Ngjarja e rëndë në Selanik/ Ngatërresa e tmershme e fotografisë së për*unuesit Erjon Pelivani me Jordhan Pelivanin, një djalë tjetër shqiptar

Ngjarja e rëndë në Selanik/ Ngatërresa e tmershme e

Jordhan Pelivani, është një djalë shqiptar që jeton e punon në Greqi, por që nuk ka lidhje me ngjarjen e Selanikut, ku një prind shqiptar vrau kunatin Erion Pelivani, i dyshuar si personi që abuzonte prej 9 vitesh me vajzën e tij të mitur. 

Shtypi grek fillimisht dhe më pas dhe ai shqiptar, kanë marrë foton e Jordhan Pelivanit pa e verifikuar, një inxhinier i suksesshëm shqiptar në Greqi dhe e kanë ngatërruar me foton e Erion Pelivanit për shkak të mbiemrit të ngjashëm. 

Ngatërrimi i mediave dhe mungesa e verifikimit, ka bërë që Jordhan Pelivani të denigrohet pa shkak. 

Personi më poshtë është Jordhan Pelivani, eshte nje inxhinier i sukseshëm, qytetar model dhe nuk ka lidhje me ngjarjen. 

Ngjarja e rëndë në Selanik/ Ngatërresa e tmershme e
Jordhan Pelivani

Ndërsa personi më poshtë, është Erion Pelivani i dyshuar si përdhunues dhe i vrarë nga babai i vajzës. 

Ngjarja e rëndë në Selanik/ Ngatërresa e tmershme e
Erion Pelivani