AKTUALITET, 17 Korrik 2024, 17:18

Përfshihet nga flakët magazina në Vlorë, dyshimet e policisë

Përfshihet nga flakët magazina në Vlorë, dyshimet e

Një magazinë (dyqane) është përfshirë nga flakët këtë pasdite në fshatin Nartë të Vlorës.

Këto dyqane shërbenin dikur për banorët e fshatit Nartë, por sipas zjarrfikëseve ishin bosh dhe të mbyllura. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërkohë që policia po merr në pyetje banorët si dhe pronarët e këtyre godinave.

Dyshohet shkëndija elektrike por nuk përjashtohet dhe zjarrvënie e qëllimshme.