TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është vënë në pranga 31-vjeçari Klaus Jaçaj, i shpallur në kërkim nga policia pak ditë më parë, pas një sherri që përfundoi në plagosjen me armë zjarri e dy të rinjve në Sarandë.
Klaus Jaçaj akuzohet si përkrahës i Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë, pasi qëlloi me armë zjarri dy të rinjtë, Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32-vjeç.
Po ashtu, mbrëmjen e 21 korrikut, një shpërthim me tritol tronditi Sarandën, ku u hodh në erë automjeti i Jaçajt.
” K. J., 31 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri dy shtetas.”, njofton policia.
Ndërkohë për ngjarjen në fjalë janë shpallur në kërkim edhe vëllai i autorit të dyshuar Erjon Canaj, si edhe Artan Murtaj nën akuzën e përkrahjes së autorit.
“U shpallën në kërkim katër shtetas: Ramadan Zoto, 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë. Erjon Canaj, 36 vjeç, Artan Murtaj, 43 vjeç, dhe Klaus Jaçaj, 31 vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,”– informuan blutë pak ditë më parë.
Duke shtuar: “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe gjatë këtij konfliktit, shtetasi R. Z. dyshohet se ka qëlluar drejt tyre me armë zjarri, duke i plagosur rëndë të dy. Shtstasit G. H, dhe E. L, ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.”.