AKTUALITET, 11 Dhjetor 2024, 14:48

“Do të të postoj fotot nëse…”/ Arrestohet 21-vjeçari që akuzohet se shantazhonte të miturin nga Lushnja

“Do të të postoj fotot nëse…”/ Arrestohet

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shantazh. Denoncimi ishte bërë nga një 17-vjeçar.

NJOFTIMI

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë rast, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit S. H., 21 vjeç, banues në fshatin Vrakë, për veprat penale “Përndjekja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Për dokumentimin ligjor të këtij rasti, është bashkëpunuar dhe me strukturat e DVP Fier. Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.