TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike që ndodhi disa ditë më parë në Durrës, ku së fundmi u zbulua se 33-vjeçari Branko Shkoza u hodh nga ura në një kanal të ujërave të zeza nga shoku i tij pas një sherri midis tyre.
Vëllai i viktimës në një prononcim për Euronews Albania bëri apel për autoritetet që të zbardhin edhe personat e tjerë të përfshirë në fshehjen e krimit. Sipas tij, familjarët e autorit kishin qenë në dijeni të krimit për katër ditë dhe nuk e kishin raportuar pranë autoriteteve ligjzbatuese.
“Vëllai im nuk ka pasur konflikt me asnjë, nuk e di se si ka ndodhur. Unë e di se janë të përfshirë të gjithë këta si familja, e kanë ditur krimin dhe nuk na kanë treguar. Katër ditë nuk e kemi gjetur vëllanë. Unë kam dyshuar vetëm tek ky lloj robi.
Unë besoj se janë të përfshirë të gjithë këta si familje, të hapen kamerat dhe të zbulohen autorët. Autori e ka pranuar krimin. Vëllai vet, nëna dhe të gjithë si familje e kanë ditur. Këta duhet të arrestohen të gjithë për fshehjen e kufomës. Unë këtë kërkoj nga shteti, vetëm zbardhjen e ngjarjes”, tha vëllai i viktimës.
Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Majlind Habibi, 35 vjeç. Ai u arrestua nga policia pasi hetimet zbardhën krimin e rëndë që Habibi kishte fshehur. Raportohet se 35-vjeçari ka deklaruar në polici se Shkoza i ngacmoi gruan dhe se në sherr e sipër ai e shtyu nga ura viktimën.