TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhja e ngjarjes në Spitallë të Durrësit, ku 33-vjeçari Branko Shkoza u vra nga shoku i tij, ka përshkallëzuar tensionet mes dy familjeve fqinje, Shkoza dhe Habibi.
Policia ndërhyri për të qetësuar situatën pas arrestimit të autorit të dyshuar dhe zbulimit të trupit të pajetë të 33-vjeçarit Branko Shkoza, i cili u gjet në një kanal pranë shtëpisë së tij më 2 dhjetor.
Zbardhja e ngjarjes u bë tetë ditë më pas nga policia dhe hetimet treguan se ai ishte shtyrë në kanal nga fqinji i tij gjatë një konflikti për motive të dobta.
Ngjarja ka shkaktuar reagimin e babait të viktimës, Haxhi Shkoza, i cili ka shprehur dhimbjen dhe indinjatën e tij lidhur me këtë tragjedi.
“Kurrë çuni im me kalu vetëm këtu. Çuni im u shtrinte në divan. Herë herë ma sillnin gratë e lagjes, gocat, se e kam pasur çunin shumë të urtë. Unë hyra në kërkim se çuni im vjen në shtëpi pasi i del rakia. Ai nuk e zgjaste më shumë se dy orë. Ai gjithmonë më thoshte ‘babe jam këtu’, prandaj edhe u shtyta që e kërkova, sepse të pirët nuk kërkohen, por venë e vijnë vetë.
Më pas morëm të dhëna që kanë bërë llafe me autorin. Më pas kemi dëgjuar shumë, që ‘më ka ngacmuar gruan’ te shtëpia e këtij gjasme. Ky ka qenë agresiv, rrihte fëmijët e vetë. Ka gjëmu gruan me spatë, vëllain e vet, shumë çuna në lagje. Kjo më shtyu dhe thashë një agresiv mund të bëjë çdo gjë”, tha Haxhi Shkoza, i ati i viktimës, shkruan A2 CNN.
I arrestuari, Majlind Habibi, ka deklaruar para policisë se nuk kishte qëllim ta vriste komshiun e tij. Ai tha se gjithçka nisi gjatë një debati të ashpër që, filloi pasi viktima kishte ngacmuar bashkëshorten e tij. Habibi ka shtuar se sjellja tallëse dhe përçmuese e Shkozës e shtyu të vepronte në mënyrë impulsive, duke mos menduar për pasojat fatale.