TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në New York të Shteteve të Bashkuara. Shqiptarët që banojnë atje kanë organizuar festime me këngë dhe valle, siç shihet në videon e mëposhtme.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit.
Përmes një postimi në median sociale Twitter, Adams shkruan nga ajo që njihet si “Little Albania” (Shqipëria e vogël), në rajonin e Bronx-it, Brooklyn dhe Staten Island, se “fqinjët dhe biznesmenët e vegjël, apo sipërmarrësit shqiptarë, punojnë pa lodhje që New York-u të lëvizë”.