TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një polic ka humbur jetën në një aksident tragjik pranë pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, në Morinë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 29 qershorit, rreth orës 02:30. Viktima është identifikuar si Rexhep Gashi, 59 vjeç, pjesëtar i Policisë së Kosovës i angazhuar në pikën kufitare të Vërmicës.
Sipas Policisë së Kosovës, në momentin e aksidentit zyrtari ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit dhe po tentonte të kalonte rrugën, kur u godit nga një automjet që po lëvizte në drejtim të Vërmicës. Si pasojë e goditjes, polici ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, D.D., 28 vjeç, shtetas shqiptar, është ndaluar nga policia. Rasti i është dorëzuar Prokurorisë Themelore në Prizren për hetime të mëtejshme.
