TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët për idenë e radhës krijuese që vjen prej tij në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian.
Ai u përgjigj me humor: “Jam i sigurt që keni dëgjuar që Diella është shtatzënë me 83 foshnja, duhet të presë të lindë këta bebe.”.
Më pas, Rama shtoi se Shqipëria është e vetmja në këtë proces që ka përdorur inteligjencën artificiale për të përshpejtuar punën në fushën ligjore:
“Nuk është diskutuar shumë që jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur AI, në korpusin ligjor duke e bërë procesin më të shpejtë, edhe në analizë e hartimin e përgatitjes së të gjithë paketave ligjore për t’u miratuar në parlament. Po përpiqemi të vrapojmë sa më shumë të jetë e mundur duke përdorur AI, por pa harruar kurrë se vendi ynë në Europë së pari është i merituar.”, tha përmes një videokonference.