AKTUALITET, 27 Mars 2024, 14:44

Dhuna dhe konfliktet që bënë bujë, Gjykata merr vendimin për Elia Zaharinë dhe Princ Lekën, ç’do të ndodhë me vajzën

Dhuna dhe konfliktet që bënë bujë, Gjykata merr vendimin

Gjykata Civile e Tiranës ka vendosur pajisur me urdhër mbrojtje për 6 muaj Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, pasi dhunë në Pallatin Mbretëror.

Sipas vendimit të Gjykatës, ish-çifti mbretëror duhet të mbajë distancë nga 5 metra njëri-tjetri, ndërsa kur Princ Leka duhet të takojë vajzën, Princeshën Geraldina, nën shoqërinë e Dados.

Si aktorja, ashtu edhe 42-vjeçari u përfaqësuan nga avokatët mbrojtës, ndërsa sollën prova dhe akt ekspertizë për sa i përket pretendimeve për dhunë.

Elia Zaharia do vijojë të qëndrojë në pallatin mbretëtor deri në përfundim të procedurave të divorcit.

Ndërkohë ditën e djeshme (26 mars) Princ Leka festoi ditëlindjen me vajzën e tij, Geraldina.

Pamjet nga festa i ka publikuar vetë Princi teksa tregonte momentin kur frynte qirinjtë dhe shkruante: “I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”.