TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Grupit Parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi është takuar me Isabel Santos, raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ku i ka shprehur edhe disa shqetësime.
Sipas Gazment Bardhit, moszbatimi nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është minim i parimeve të shtetit ligjor dhe akti më brutal antikushtetues.
Bardhi shprehet se qeveria duhet të heq dorë nga tentativa për të kontrolluar politikisht institucionet e drejtësisë dhe nga çdo përpjekje, siç thotë ai- për të ndërhyrë në punët e organeve të drejtësisë.
Demokrati thotë se e ka siguruar Santos se opozita ka prioritet zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Moszbatimi nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është minim i parimeve të shtetit ligjor dhe akti më brutal antikushtetues i ndodhur në 33 vite. Mazhoranca duhet të heq dorë nga tentativa për të kontrolluar politikisht institucionet e drejtësisë dhe nga çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e organeve të drejtësisë.
Gjithashtu, e informova për bllokimin dy vjeçar të Reformës Zgjedhore nga mazhoranca dhe nevojën që ka Shqipëria, si vend kandidat për anëtar të BE, që të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm”, është shprehur Bardhi.